Friday, February 3, 2012

Bora dhe i ftohti shkaktojn viktima në gjithë botën

Vala e të ftohtit që ka pushtuar këto ditë kontinentin Evropian, Aziatik dhe disa vende tjera të botës ka shkaktuar një numër të madhë të viktimave në njerëz ku numri më i lartë është 63 viktima të regjistruar në Ukrainë. Vendi vazhdimisht shënon ulje të temperaturave duke arritu këto ditë deri në minus 30 gradë Celsius.
Në Japoni përshkakë të borës dhe të ftohtit kanë vdekur 56 persona kurse rrethë 750 të tjerë regjistrohen si të lënduar. Në pjesën veriore të Japonisë e cila është e paralizuar nga reshjet e fuqishme të borës, nga orteku e humbën jetën tre persona të cilët laheshin në burime të nxehta minerale. Për shkak të stuhisë së fuqishme të borës është bllokuar qarkullimi dhe janë mbyllur rrugët. 
Ballkani tashmë dy javë është pushtuar nga vala polare. Në Bullgari janë matur temperatura më të ulëta në njëqind vitet e fundit. Moti i ftohtë dhe temperaturat deri në minus 30 gradë celsius, deri më tani kanë marrë tetë viktima. Stuhitë e dëborës po shkaktojnë probleme në Greqi. Në pjesën perëndimore të vendit mbetën të mbyllura shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Bora po bie në rajonet malore të Peloponezit. Në Serbi nga moti i keq jetën e kanë humbur gjashtë persona. Vala  e ftohtë në Rumani deri më tani  ka marrë viktima dhe mbi 300 njerëz janë shtruar në spitale për shkak të ngrirjes së pjesëve të trupit. Në pjesët qendrore të vendit, temperatura është matur deri në minus 32.5 gradë Celsius. Në pjesë të ndryshme të Italisë tani 24 orë po bie borë pa ndërprerë e cila shkaktoi çrregullime të shumta në komunikacion. Reshjet e mëdha të dëborës në Stamboll shkaktuan çrregullim në transportin detar. Për shkak të erërave të forta dhe shikimit të vogël janë aplikuar kufizime për kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Stambolli po e përjeton të ftohtin më të madh gjatë 33 viteve të fundit, kurse në disa rajone të Turqisë temperaturat kanë rënë edhe deri në minus 30 gradë Celsius.
Ndërkaq ndër ngjarjet më interesante të motit që karakterizojn këtë sezon dimror janë fotografitë e prefekturës Nagata në Japoninë qëndrore ku vërehen banorët dhe automjetet që carkullojnë në rrugët e rrethuara me 3-5 metra borë.

Nga ana tjetër thyhet miti për shkretëtirën e Saharasë e cila këtë vit pati një valë të reshjeve të borës. Një fenomen i këtillë është shumë i pazakontë në Sahara dhe nga banorët mbahet mend të ketë ndodhur diku rrethë 33 vite më parë.
Sinoptikët në mbarë botën parashikojnë që vala e të ftohtit që ka mbytur qindra njerëz në kontinentin evropian dhe vende të tjera, pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

Bashkë me acarin sezoal por acarohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare


Maqedonia po përjëton një valë të re krizash ndëretnike dhe ndërfetare të cilat po acarojnë marrëdhëniet e përkeqsuara shumë kohë më parë. Që në luftën e vitit 2001, vendi e prishi imazhin e një shteti stabil multietnik ku nga jashtë dukej se etnitë e ndryshme në vend po jetonin në stabilitet dhe harmoni dhe populli filluan të tregojnë pakënaqësitë e tyre të cilat kishte kohë që ishin prezente por heshteshin nga frika e ndëshkimit. Me nënshkrimin e Marrveshjes së Ohrit menduam se deri diku u rregullaun marrëdhëniet tona me palën tjetër por ato na dhanë vetëm një nënshkrim në letër dhe jo të drejtën e bashkëqeverisjes së këtij shteti i cili është i të gjithëve. Në realitet, ne nuk kërkojm që ato të na japin këtë të drejtë, këtë të drejtë e kemi trashëguar mes shekujsh nga të parët tanë të cilët lindën dhë jetuan këtu. Nuk është e natyrshme të presim të na japin të drejtën e bashkëqeverisjes së këtij vendi, ato, të cilët s’dinë me saktësi nga vijnë dhe ç’farë janë.
Pakënaqësitë nga mosbarazia ka kohë që shprehen në forma të ndryshme por ditët e fundit sikur po “lulzojnë”. Acari sezonal po na acaron edhe qëndrimet dhe sjelljet tona të ndërmjetme. Nëse mundohemi të gjejmë se si dhe kur filluan këto probleme dhe incidente ndëretnike tek ne, nëse mundohemi të gjejm se si dhe kush me cfarë i shkaktoj, do të mbetemi vazhdimisht me një dilemë të pazgjidhur të njejtë si çështja se kush u krijua e para, pula apo veza?!
Që me ardhjen në pushtet të Gruevskit, shqiptarët po nënçmohen publikisht dhe “zotria” nuk ndjen përgjegjësi para shqiptarëve për mospërfilljen dhe ngacmimin në baza fetare që ju bëhet nga ana e partisë së tij bashkështetasve.  Nacionalizmi i tij i shprehur tej mase është i dukshëm nga disa kilometra distancë sikur kjo urrejtje ndaj shqiptarve t’i shkruante qartazi ne ballë.
Maqedonasit ndjehen tëpër inferior ndaj Greqisë dhe Bullgarisë (të cilat ju mohojnë identitetin) andaj mllefin e tyre vazhdimisht duan ta shkarkojnë mbi ne. Ne s’kemi një problem të tillë, andaj këto po shëndërrohen në problemin  tonë permanent.
Po të këthehemi pas në kohë, për një periudhë relativisht të gjatë, duke kujtuar disa nga projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të vërejm që incidentet ndëretnike që po na ndodhin tani u ushqyen shumë pikërisht nga ato projekte. Do të propozoja të nisim nga projekti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i filluar prej dy viteve më parë dhe i njohur se “Shkupi 2014”. A nuk ishte vetë ky projekt një injorim i plotë ndaj monumenteve dhe objekteve të kulturës dhe fesë tonë, duke na përjashtuar pothuajse plotësishtë sikur në Shkupi të mos jetojë asnjë shqiptar dhe duke harruar se po ky qytet dikur ka qenë si kryeqendër e të parëve tanë. Konfliktet ndërfetare kanë qenë më të ralla dhe të paktën në këtë sferë kemi pasur një harmoni të konsiderueshme me bashkështetasit tanë por në projektin në fjalë as kjo qështje nuk u la pa ngacmuar duke përfshirë në projekt vetëm kishën në vendin e xhamisë së dikurshme.
Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria e Gruevskit vazhdoi të dërgoj në parlament projektligje të cilat haptazi cënuan etnitetin shqiptar dhe sollën në valën e re të acarimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ishte pikërishtë futja e gjuhës maqedonase në programin e shkollave fillore, duke filluar që në klasat e para, për të gjithë grupet etnike që jetojnë në Maqedoni. Ky ishte hapi më i dukshëm që vërtetonte se Marrveshja e Ohrit akoma është pothujase plotësisht e papërfillshme nga pala maqedonase.
Sot, pas incidenteve dhe konflikteve të shumta ndëretnike të ditëve të fundit në vend, partitë qeveritare i shohim në të njejtën pozitë ku ishin disa muaj më parë, përballë Kalasë së Shkupit, duke mos mundur të merren vesh në mënyrë diplomatike, duke mos mundur të ulen në një tryez të përbashkët për debate por dënojnë incidentet vetëm në mënyrë mediatike.
Shoqëria në të cilën jetojm ende nuk e ka mirë të zhvilluar konceptin e civilizimit dhe të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare.
Fyerjet me baza etnike në ndeshjet e fundit sportive sikur nuk mjaftonin dhe filluan të digjen flamuj para të cilave shumica e përfaqsuesve tanë u shrehën të verbën dhe të shurdhur edhepse i panë dhe i dëgjuan, për të mos thënë i inicuan. Dallimi mes nesh dhe vendeve evropiane është se qeveritë e tyre problemet i zgjidhin në tryeza zyrtare dhe në parlament. Kjo është problem për tu praktikuar edhe te ne sepse përderisa problemet marrin përmasa të rrezikshme, ato të parlamentit prononcojnë publikisht se nuk janë në dijeni për asgje. Në këtë rast ato fliten nëpër çajtore, sheshe dhe pazare dhe nga problemet e shumta që kanë qytetarët shpesh marrin masa të këtilla që t’i zgjidhin ato, masa të rrezikshme për shtetin dhe shoqërinë. Kjo fillon të bëhet e rrezikshme sepse tanimë nuk kemi vetëm konflikt ndëretnik. Palët cdo ditë e më shumë po i përkeqsojnë edhe marrdhëniet ndërfetare. Personalisht do të dënoja rëndë diegien e kishave ortodokse në Strugë dhe Tetovë dhe do të dënoja pafundësishtë fyerjet ndaj shqiptarëve dhe ndaj librit të shenjtë të Kuranit në të ashtuqujaturin Karnevali i Vevçanit. Besimi është një çështje tepër personale dhe njëkohësishtë hyjnore, ne jemi shumë të vegjël që të “luajm” me ritet dhe objektet fetare ose t’i nënçmojmë ato.
Gjatë përkeqsimeve të këtilla të marrëdhënieve, turma është shumë e rrezikshme. Personat nuk mbajnë përgjegjsi për aktet e kryera duke ditur që shumë shpejt do të zhduken në harresë dhe askush mos t’i dënojë, askush nga ato, dikushët e posteve, të cilët është shumë e besueshme të jenë skenarist të këtyre ngjarjeve duke ju premtuar anonimitet dhe mosakuzim këtyre “autorëve”.
Si për gjithcka tjetër edhe në këtë rast po tregohemi shume prapa në kohë. Incidentet po shënojn rritje dita ditës ndërsa partive në pushtet ju deshtën shumë ditë për tu bërë bashkë dhe si koalicion të dënojnë bashkarishtë këto ngjarje duke kërkuar nga populli të ruaj gjakftohtësinë. Tashmë gjakrat janë ndezur dhe po nuk ndërmerret diçka, kjo nuk do të mbarojë këtu.