Vala e të ftohtit që ka pushtuar këto ditë kontinentin Evropian, Aziatik dhe disa vende tjera të botës ka shkaktuar një numër të madhë të viktimave në njerëz ku numri më i lartë është 63 viktima të regjistruar në Ukrainë. Vendi vazhdimisht shënon ulje të temperaturave duke arritu këto ditë deri në minus 30 gradë Celsius.
Në Japoni përshkakë të borës dhe të ftohtit kanë vdekur 56 persona kurse rrethë 750 të tjerë regjistrohen si të lënduar. Në pjesën veriore të Japonisë e cila është e paralizuar nga reshjet e fuqishme të borës, nga orteku e humbën jetën tre persona të cilët laheshin në burime të nxehta minerale. Për shkak të stuhisë së fuqishme të borës është bllokuar qarkullimi dhe janë mbyllur rrugët.
Ballkani tashmë dy javë është pushtuar nga vala polare. Në Bullgari janë matur temperatura më të ulëta në njëqind vitet e fundit. Moti i ftohtë dhe temperaturat deri në minus 30 gradë celsius, deri më tani kanë marrë tetë viktima. Stuhitë e dëborës po shkaktojnë probleme në Greqi. Në pjesën perëndimore të vendit mbetën të mbyllura shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Bora po bie në rajonet malore të Peloponezit. Në Serbi nga moti i keq jetën e kanë humbur gjashtë persona. Vala e ftohtë në Rumani deri më tani ka marrë viktima dhe mbi 300 njerëz janë shtruar në spitale për shkak të ngrirjes së pjesëve të trupit. Në pjesët qendrore të vendit, temperatura është matur deri në minus 32.5 gradë Celsius. Në pjesë të ndryshme të Italisë tani 24 orë po bie borë pa ndërprerë e cila shkaktoi çrregullime të shumta në komunikacion. Reshjet e mëdha të dëborës në Stamboll shkaktuan çrregullim në transportin detar. Për shkak të erërave të forta dhe shikimit të vogël janë aplikuar kufizime për kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Stambolli po e përjeton të ftohtin më të madh gjatë 33 viteve të fundit, kurse në disa rajone të Turqisë temperaturat kanë rënë edhe deri në minus 30 gradë Celsius.
Ndërkaq ndër ngjarjet më interesante të motit që karakterizojn këtë sezon dimror janë fotografitë e prefekturës Nagata në Japoninë qëndrore ku vërehen banorët dhe automjetet që carkullojnë në rrugët e rrethuara me 3-5 metra borë.
Nga ana tjetër thyhet miti për shkretëtirën e Saharasë e cila këtë vit pati një valë të reshjeve të borës. Një fenomen i këtillë është shumë i pazakontë në Sahara dhe nga banorët mbahet mend të ketë ndodhur diku rrethë 33 vite më parë.
Sinoptikët në mbarë botën parashikojnë që vala e të ftohtit që ka mbytur qindra njerëz në kontinentin evropian dhe vende të tjera, pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.


No comments:
Post a Comment